Mirësevjen në qytetin tënd Gentrit Limani

FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin e njohur, Gentrit Limani.

Limani në të kaluarën ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Kosovës edhe për grupmoshën U-19.

Karrierën e tij e ka nisur tek kategoritë e reja në Gjermani, tek Eintracht Frankfurt, për të vazhduar më pas në Kickers Offenbach U17, VfL Bochum U19, Hamburger SV II, FC Rot-Weiß Koblenz e së fundi pjesë e KF Llapi.

Futbolli është më shumë se një lojë FC FERIZAJ|

© 2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga  FLASH AGENCY