
Trajneri ynë, Arsim Abazi, në bashkëpunim me drejtorin sportiv, Genc Hyseni, kanë emëruar stafin e trajnerëve që do ta udhëheqin skuadrën në garat e Superligës.
Stafi i Abazit do të përbëhet nga; Egzon Shabani ndihmës trajner, Isuf Berisha trajner kondicional, Luan Alija trajner i portierëve dhe Ergon Hyseni video-analist.
Bordi Drejtues i klubit, në krye me presidentin Lulzim Abazi, i urojnë suksese stafit të trajnerëve, duke besuar në punën dhe profesionalizmin e tyre.
Kujtojmë se, faza përgatitore për FC Ferizaj, fillon ditën e nesërme, 26 qershor, nga ora 10:00, ku lojtarët do të grumbullohen për seancën e parë stërvitore në Stadiumin e Qytetit.
Na priftë e mbara