FC Ferizaj rikthehet në AlbiMall Superligë, kurorëzohet me titullin e kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë​

11 maj, 2024 – FC Ferizaj është kurorëzuar me titullin e kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B. Në ceremoninë e ndarjes së trofeut dhe medaljeve për FC Ferizaj, të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës pas ndeshjes së javës së parafundit të këtij edicioni ndërmjet Ferizajt dhe Vushtrrisë, e cila u mbyll me fitoren e mysafirëve 3:2, presidenti Agim Ademi ndau trofeun për kapitenin Edon Sadriu, derisa medaljet për futbollistët dhe stafin i ndanë Ismajl Ajeti, anëtar i KE-së, Xhemile Murati Shabani, drejtoreshë për sport në komunën e Ferizajt, Afrim Haliti, kryetar i LRF të Ferizajt dhe Faton Sojeva veteran i klubit ferizajas.

© 2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga  FLASH AGENCY