Faleminderit për kontributin Ergon Hyseni dhe Behar Bardhi

Kjo fundjavë kaloi me festë dhe momente gëzimi e krenarie në qytetin tonë. Padyshim se në kujtesën tonë do të mbeten dy lojtarë që u përshëndetën nga futbolli aktiv.

Ergon Hyseni, kundër KF Vushtrrisë e zhvilloi ndeshjen e tij të fundit. Në këtë mënyrë duke i dhënë fund një karriere të pasur dhe me shumë suksese.

Edhe mbrojtësi tjetër, Behar Bardhi këtë fundjavë u përshëndet nga futbolli aktiv, mes duartrokitjeve frenetike të tifozërisë tonë.

© 2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga  FLASH AGENCY