Ditë historike për sportin e qytetit të Ferizajt.

Dy kupa të Kosovës në Hendboll, brenda pak orëve zbarkuan në qytetin tonë.

Klubi historik i Hendbollit “Kastrioti”, riktheu kupën e Kosovës në Ferizaj ditën e sotme, duke u shpallur Kampion i Kupës së Kosovës në hendboll.

Kurse pak orë më herët, Klubi i Hendbollit Femrat “Ferizaj”, u shpallën Kampione të Kupës së Kosovës në hendboll.

Si president i FC Ferizaj, në emër të gjithë stafit tonë, urimet e përzemërta të gjithë sportistëve e sportdashësve për këtë sukses historik, dy kupa të Kosovës brenda ditës.

Qyteti i Ferizajt historikisht ka qenë vatër e hendbollit. Sukseset e arritura ditën e sotme në hendboll janë vetëm nismëtare e kupave që do të vijnë në qytetin tonë këto javë.

Shihemi në gëzimet e tjera, në sportet tjera. 🏆

Me respekt, Presidenti i FC Ferizaj 🔵⚪️

Lulzim Abazi

© 2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga  FLASH AGENCY