𝐅𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧𝐭 𝐀𝐯𝐝𝐲𝐥𝐢 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣

FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se mesfushori, Florent Avdyli, nga sot është lojtari më i ri i klubit tonë.

“Fllaki”, që së fundmi ka luajtur në Superligë me Ferronikelin, ishte një nga lojtarët më të dalluar të sezonit të kaluar.

Ai më herët ka luajtur në KF Teuta, me që rast është shpallur kampion i Shqipërisë me skuadrën nga Durrësi në sezonin 2020/21.

Kurse në Kosovë është paraqitur me Prishtinën, Malishevën, Drenicën, Lirinë, Trepçën dhe Fushë Kosovën.

Florenti është lojtar që e pëlqen të sulmojë zonën e kundërshtarit, majtak me vizion dhe goditje të fuqishme. FC Ferizaj beson se përvoja e tij do të jetë armë shtesë e jona në Superligë.

© 2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga  FLASH AGENCY