

Dy kupa të Kosovës në Hendboll, brenda pak orëve zbarkuan në qytetin tonë.
Klubi historik i Hendbollit “Kastrioti”, riktheu kupën e Kosovës në Ferizaj ditën e sotme, duke u shpallur Kampion i Kupës së Kosovës në hendboll.
Kurse pak orë më herët, Klubi i Hendbollit Femrat “Ferizaj”, u shpallën Kampione të Kupës së Kosovës në hendboll.
Si president i FC Ferizaj, në emër të gjithë stafit tonë, urimet e përzemërta të gjithë sportistëve e sportdashësve për këtë sukses historik, dy kupa të Kosovës brenda ditës.
Qyteti i Ferizajt historikisht ka qenë vatër e hendbollit. Sukseset e arritura ditën e sotme në hendboll janë vetëm nismëtare e kupave që do të vijnë në qytetin tonë këto javë.
Shihemi në gëzimet e tjera, në sportet tjera.
Me respekt, Presidenti i FC Ferizaj
Lulzim Abazi