
Sot në mbrëmje është zhvilluar stërvitja e parë e gjeneratës së formuar së fundmi, FC Ferizaj U21.
Nën direktivat e trajnerit, Liridon Leci, lojtarët e grumbulluar, shumica ish-juniorë të klubit tonë, patën rastin të njihen me trajnerin dhe metodat e organizimit të stërvitjeve.
Ju njoftojmë se ndihmës trajner i Lecit, do të jetë Emir Rama, ish-lojtar i Prishtinës, Dritës e Flamurtarit.
Kujtojmë se kampionati i Bon Voyage Superliga U21 do të fillojë në mesin e muajit gusht.
Shumë suksese Leci, Rama dhe gjithë ju lojtarë që do jeni pjesë e FC Ferizaj U21.