𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦 𝐀𝐛𝐚𝐳𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐫ë𝐧𝐠𝐨𝐣𝐧ë 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭 𝐩ë𝐫 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐥𝐢𝐠ë𝐧

FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se Arsim Abazi do të jetë trajner i skuadrës edhe për edicionin 2024/25.

Trajneri Abazi që me shumë sukses arriti që të na inkuadroj në Superligë, ku për 18 ndeshje, shënuam 16 fitore, është shprehur optimist se suksesin do ta bartë edhe në Superligë.

FC Ferizaj, trajnerit Abazi dhe stafit të tij, do t’i ofrojë lojtarët më të mirë në treg, për një skuadër me mentalitet fitues dhe suksese në Superligë.

Na priftë e mbara

© 2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara nga  FLASH AGENCY